Sport

Manchester City zgjohet në fund, shmang turpin në FA Cup

Manchester City ka shmangur turpin në FA Cup, pasi mundi Cheltenham (ekip i ligës së katërt) 1-3 me përmbysje. Skuadra e Pep Guardiola u zu në befasi, kur 15 minuta nga nisja e pjesës së dytë May Alfie i ndëshkoi pas një rivënie anësore.

Qytetarët nuk mund të toleronin dhe u hodhën në sulm, duke përmbysur gjithçka në 10 minutat e fundit. Talenti Phil Foden barazoi shifrat në 1-1, kurse më pas Gabriel Jesus i përmbysi shifrat . Ferran Torres në shtesë realizoi edhe golin e tretë dhe City u kualifkikua në 1/8-at e FA Cup.

NDESHJET E TJERA – Arsenali është eliminuar nga FA Cup, pasi u mund nga Sauthempton me një autogol të Gabriel. Brighton bëri detyrën kundër Blackpool me rezultatin 2-1 dhe kaloi tutje, sikurse bëri edhe Sheffield United kundër Plymouth.

West Ham United e kishte marrë seriozisht ndeshjen e Kupës, kundër Doncaster, duke fituar me rezultatin 4-0. Fornals dhe Yarmolenko realizuan që në 30 minutat e para, ndërkohë që më pas “Çekiçët” shënuan edhe dy herë të tjera.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button