Bota

Manifestuesit e Trump thyejnë Capitol Hill, ndërpritet seanca për certifikimin e Biden

Vazhdon të jetë e tensionuar situate në Capitol Hill, aty ku sot pritej që Kongresi Amerikan të certifikonte fitoren e Joe Biden. Protestuesit që mbështesin Donald Trump kanë vërshuar brenda Kongresit në SHBA. Teksa në dy dhomat zhvillohet debat për votat elektorale dhe numërimin e tyre, protestuesit kanë vendosur që të mos lejojnë mbledhjen.

“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërta dhe qëndroni të qetë.”

Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që do të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA.

Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit në mënyrë që senatorët, stafi dhe gazetarët ti përdorin për të kaluar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button