Uncategorized

Marrëveshja tregtare Britani-Turqi injoron abuzimet e të drejtave të njeriut

BRITANI– Marrëveshja e re tregtare midis Britanisë dhe Turqisë injoron shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga qeveria turke dhe duhej të ishte shqyrtuar nga Parlamenti Britanik, shkruan The Guardian.

Marrëveshja gjithashtu forcon pozitat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe minon angazhimin e qeverisë britanike se “një Britani globale” do t’i përmbahet ligjit dhe vlerave ndërkombëtare, tha Tistdal në një artikull të botuar të Dielën.

Turqia dhe Britania kanë zgjatur marrëveshjen e tregtisë së lirë të martën e kaluar, vetëm pak ditë para se Britania të largohej zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, për të vazhduar rrjedhën ekzistuese të shkëmbimit të mallrave midis të dy palëve.

Ministri britanik i Tregtisë Liz Tras i ofroi Erdoganit një mundësi pasi vendi i tij përballet me keqmenaxhim financiar kronik dhe ka fronte të hapura me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian mbi politikën turke ndaj Rusisë si dhe Greqisë dhe Qipros, nënvizon Tistdal.

Pas përfundimit të marrëveshjes tregtare me BE dy javë më parë, administrata Johnson tani duhet të zëvendësojë disa nga marrëveshjet tregtare në fuqi me rreth 30 vende  kur u bashkua me bllokun evropian. Midis këtyre vendeve ka disa me performancë të dyshimtë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut. Këto vende dhe subjekte përfshijnë Turqinë , Egjiptin, Tunizinë, Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Marrëveshjet po nënshkruhen pa kontroll nga Parlamenti Britanik.

Ai vuri në dukje përgjigjen e vakët të qeverisë britanike ndaj problemeve të Erdoganit në Mesdheun Lindor dhe përdorimin nga Turqia të pajisjeve dhe teknologjisë britanike në Siri, Libi dhe vend.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button