Aktualitet

Mashtrimet e Flamur Golemit/ Banorët të zhgënjyer, nuk votojmë më

Hapësirat publike mbeten një faktor problematik për qytetin e Gjirokastrës.Kreu aktual i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ka premtuar gjatë takimeve elektrorale si deputet dhe si kryebashkiak krijimin e dy parqeve publike në Lagjet 11 Janari dhe Zinxhira ndërkohë për këto të fundit u miratuan në Buxhetin e vitit 2020.Deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga ana e pushtetit lokal.Kjo situate detyron fëmijët të luajnë e të zbaviten nëpër akset në brendësi të lagjeve duke rrezikuar jetën.Banoret e këtyre zonave të pyetur për Channel 7 janë shprehur se është e domosdoshme krijimi i këtyre hapësirave pasi është në dobi të tyre dhe kërkojnë nga ana e organit të bashkisë për ndërhyrje të menjëhershme.
Këta të fundit kanë pohuar gjithashtu se në qoftë se nuk hapen punimet nuk do t’a votojnë zgjedhjet e ardhshme.
Mungesa e parqeve publike në qytetin e gurtë lë mbresa negative për cilido që vjen të vizitojë Gjirokastrën e cila mbahet si pjesë e trashëgimisë botërore dhe aq më tepër për rezidentët të cilët e vuajnë më së shumti këtë pjesë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button