Bota

Mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani, 473 viktima në 24 orë

Mbi 13 mijë raste me koronavirus janë regjistruar në Gjermani. Worldometers.info bënë me dije se bëhet fjalë konkretisht për 13 mijë e 483 raste me COVID-19 në 24 orët e fundi.

Ndërkohë që 473 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Ky shtet renditet i dhjeti në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 1 milionë e 854 mijë e 711 raste të infektuara me COVID-19, ndërsa 38 mijë e 672 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button