Aktualitet

Mblidhet për herë të parë Gjykata Kushtetuese, çështjet “e nxehta” që pritet të shqyrtohen

TIRANË

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjes të mbetura pezull prej kohësh, për shkak të mosfunksionimit të këtij institucioni.

Mbledhja e anëtarëve të kësaj Gjykate ishte paralajmëruar më herët. Raportohet se në fokus të diskutimeve do të jetë ndarja e çështjeve, si dhe çështja e kryetarit të institucionit.

Disa nga çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2010, shembja e Teatrit Kombëtar, ankimi i qeverisë për Presidentin Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2020, pas thirrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ngritjen e saj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button