Sport

“Më duhej ta pyesja 20 ose 30 hërë për një takim”, ish-ylli i Barcelonës zbulon detaje interesante si u lidh me partneren

Rakitic duhej vërtetë të punonte shumë për t’u takuar me Raquel Mauri, duke shpjeguar se kur u transferua nga Schalke te Sevilla në vitin 2011 nuk dinte të fliste spanjish

SPANJË-Futbollisti i Sevillas Ivan Rakitic ka ndarë historinë se si ai u njoh dhe u takua me bashkëshorten e tij, duke e pyetur 20 ose 30 herë, para se ajo të thoshte po. Ish-mesfushori i Barcelonës duhej vërtetë të punonte shumë për t’u takuar me Raquel MauriRaquel Mauri, duke shpjeguar se kur u transferua nga Schalke te Sevilla në vitin 2011 nuk dinte të fliste spanjisht.

“Nuk di si ta shpjegoj … Sa herë që e shihja, ishte si një bombë që shpërtheu brenda meje,” tha Rakitic për The Players ‘Tribune.”Javë pas jave, fillova ngadalë të mësoja disa fjalë spanjisht dhe nëse ngecja, përdorja duart për t’u përpjekur t’i shpjegoja ato që po thoja”.Një ditë, Raquel më shpjegoi pse nuk do të dilte me mua. Ajo tha,” Ti je një futbollist. Mund të transferohesh në një vend tjetër vitin e ardhshëm. Më vjen keq, por jo.”

Rakitic tregon se punonte fort në stëvitje vetëm të merrte besimin e skuadrës dhe të qëndronte aty për shumë vite.

“Një pjesë e motivimit tim kur shkoja në stërvitje ishte të qëndroja në skuadër në mënyrë që të isha për ca kohë dhe kjo vajzë më në fund të darkonte me mua. Fjalë për fjalë m’u deshën shtatë muaj.”

Përfundimisht Raquel Mauri pranoi të shkonte për drekë me Rakitic dhe pjesa tjetër është histori: ata tani janë martuar me dy fëmijë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button