Aktualitet

“Më kërkoi punë, e refuzova”, dyshimet e vetme të biznesmenit shkodran, që iu sulmua makina me shufër hekuri

SHKODËR

Zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj mjetit të biznesmenit Nikolin Shqau në Shkodër.

 Raportohet se autorët kanë thyer pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit me një shufër hekuri, të cilën më pas e kanë hedhur brenda mjetit.

Gjithashtu, autorët i kanë lënë biznesmenit edhe një letër të palosur te xhami i makinës, mesazhi i së cilës nuk dihet ende.

Siç raportohet biznesmeni Shqau ka thënë në polici se nuk ka konflikte me asnjë person.

I vetmi dyshim i tij është një person, i cili i ka kërkuar një vend pune, por që ai nuk e ka marrë. Ai thotë se nuk ka bërë debat, por thjesht i ka kërkuar një vend pune dhe ky e ka refuzuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button