Bota

Mediat ndërkombëtare komentojnë vendimin e qeverisë greke për zgjerimin e ujërave detare

Gazeta amerikane, Washington Post, ka shkruar se vendimi është marrë nga parlamenti ditën e djeshme me 284 vota pro dhe asnjë kundër. Sipas gazetës, vendimi nuk ndikon drejtë për drejt në tensionet e Greqisë me Turqinë për ndarjen e detit në lindje.  Zgjerimi synon të nënvizojë të drejtën e vendit për të zbatuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila vendosi kufirin prej 12 miljesh në 1982.

GREQI-Vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave detare nga 6 në 12 milje, është raportuar dhe nga mediat ndërkombëtare. 

Gazeta amerikane, Washington Post, ka shkruar se vendimi është marrë nga parlamenti ditën e djeshme me 284 vota pro dhe asnjë kundër. Sipas gazetës, vendimi nuk ndikon drejtë për drejt në tensionet e Greqisë me Turqinë për ndarjen e detit në lindje.  Zgjerimi synon të nënvizojë të drejtën e vendit për të zbatuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila vendosi kufirin prej 12 miljesh në 1982.

“Turqia thotë se një shtrirje e ujërave territoriale të Greqisë drejt lindjes do të konsiderohej një akt lufte, duke argumentuar se ishujt grekë do të bllokonin në mënyrë efektive hyrjen e saj në Egje. Mosmarrëveshja e gjatë midis dy vendeve është nxitur nga zbulimi i depozitave të mëdha të gazit në det në Mesdheun lindor në vitet e fundit,“-shkruan gazeta.

Ankara vuri në dukje se legjislacioni nuk prek Egjeun, por paralajmëroi se nuk kishte asnjë ndryshim në pozicionin e saj në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale

“Vendi ynë ka të drejta dhe interesa jetike në Detin Egje gjysmë të mbyllur, i cili dominohet nga kushte të veçanta gjeografike. Pozicioni ynë se ujërat territoriale të këtij deti nuk mund të zgjerohen në mënyrë të njëanshme në një mënyrë që kufizon lirinë e lundrimit dhe hyrjen në detet e hapura të vendit tonë dhe të vendeve të treta, është i njohur për të gjithë. Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin tonë,”-ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy në një deklaratë.

Greqia ka nënshkruar marrëveshje së fundmi me Italinë dhe Egjiptin për përcaktimin e të drejtave të kërkimit detar dhe është në bisedime me Shqipërinë. Ndërsa në lidhje me tensionet e fundit me Turqinë qeveritë të dyja vendeve kanë vendosur të takohet më 25 janar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button