Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Sarandë, dyshohet se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike

SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Sarandë. Policia bën të ditur se makina ëhstë përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.

Blutë bëjën me dije se mjeti me i cili drejtohej nga shtetasi K.B ka pësuar dëme materiale ndërsa ky i fundit për fat të mirë nuk ëhstë lënduar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë” në Sarandë pranë një servisi makinash.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion parapak Më datë 07.01.2021, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në një servis makinash, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K. B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button