Argetim

Mes lotësh, Lei Kraja flet për ndarjen e prindërve: Mami e vetme rriti 4 fëmijë mes Amerikës

Moderatorja e njohur,Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’me Ermira Çaushollin.Lei foli dhe për divorcin e prindërve të saj vite më parë,që i ka lënë akoma dhe sot e kësaj dite gjurmë.

”Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në tre etapa.Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi,gjë që ishte shumë e vështirë për mua.Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim katër fëmijë”,ka rrëfyer Lei.

Më pas ajo shton:”Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve.Është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit,por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë katër fëmijë me gjithë të mirat”,ka treguar Lei ndërkohë që është prekur dhe nisi të lotojë në studio duke prekur dhe të ftuarit e tjerë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button