Aktualitet

Mësimi online/ Nora Malaj: 60% e nxënësve s’kanë mjete të dedikuara, arsimi është intubuar

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka folur për mësimin online dhe arsimin në kohë pandemie.

Malaj figurativisht thotë se arsimi shqiptar ësthë intubua dhe ka rënë në depresion pasi pandemia nxori të gjitha problemet sheshit.

Ajo thekson se 60% e nxënësve s’kanë mjete të dedikuara për të ndjekur mësimin online, teksa gjatë pandemisë 55% të informacionit nuk e kanë marrë dot.

Për më tepër Malaj rendit disa prej problemeve që ka arsimi, sidomos tashmë gjatë pandemisë teska nuk harron të konsiderojë mësuesit heronj.

”Sistemin e arsimit e ka kapur depresion. Mushkëritë e arsimit janë të bllokuara. Do të doja arsimi mos ishte i intubuar. Ka tre probleme të mëdha. Arsimi është i intubuar, ventiluar.

Të gjitha problemet kanë dalë sheshit, covid-19 e mori shkollën si arka e noas dhe e hapi. Njerëzit s’po gjejnë dot zgjidhje.

Tre probleme madhor, i pari qeveria s’ka prioritet arsimin. Nuk sjell të ardhura për kapital human, sepse askush nuk e zëvendëson dot kohën e humbur në drejtim të edukimit. E keni parë mungesën e mirëformuar, s’kemi buxhet. Në ligjin e arsimit të lartë, nuk njihet sistemi, njihet sistem distancë. Nëse një individ e çon në Gjykatë Kushtetuese, për këto 2 vite s’ka pasur fare atëhere, s’ka bazë ligjore.

Në fillimin e parë kur u kapëm në panik, mirëkuptova MASR, ekspertët të cilët u munduan të shikonin, dhe modelet europiane. S’mund të mirëkuptoj në 6-mujorin në vazhdim, të mos thërriste në interpelancë Komisioni Ministren, dhe të bëhej ndryshimi i detyruar. Pra sjellje ndryshe nga COVID-19. Pëgjegjësia politike 0. Jemi në rënie të lirë, kjo nuk është situatë e përkohshme.

E pafalshme nëse ndodh për padije. Nëse e ka nga padija ok, nëse e ke nga dija dhe nuk bën atëhere çfarë bën MASR. Qeveria nuk është pronë e babait.

Çfarë menaxhimi po bëhet? Qëllimi është të themi disa të vërteta. Arsimi është e mirë kombëtare. Duhet zgjidhje e problemit, jo problem pa zgjidhje. Shqipëria dixhitale ka qenë domosdoshmëri këtu, se kur të shkon në çdo derë dixhitalizimi. 60% e nxënësve nuk kanë mjete dedikuara, por punojnë me WhatsUpp të nënës e babait. Të gjithë fëmijët. Buxheti është i joti, jo i qeverisë. Sigurisht githë institucionin e arsimit e kapi paniku, por heronjtë janë mësuesit se janë në frontin e parë. Nëse në vitin që shkoi, akademikë që fëmijët morën vetëm 45% të informacionit të plotë. 55% është i pakonsumuar.

Duhet transparencë për metodologjinë e mësimdhënies. MASR thotë u trajnuan mësuesit. Populli ka një shprehje nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë. COVID-19 na tregon tani që është zgjeruar dhe tek moshat e reja, fëmijët çuan COVID-19 në banesa. Duhet të ndihmohen mësuesit, sepse kanë bërë sikur kanë bërë punën, por nuk e kanë bërë. Duhet të kishte më shumë buxhet. Me universitetet duhet gjithashtu qasje tjetër. Ekspertët të bënin më shumë transparencë, të plotë madje. Nëse një mësues nuk paguhet, atëhere do ngelemi si tek historia e Ismail Kadaresë. Këta mësues të papaguar deri në madhështi.”- tha Malaj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button