Politike

Meta: Gënjeshtrat e kryeministrit nuk meritojnë vëmendje

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama vijon me gënjeshtrat e tij, ndërsa theksoi se qytetarët e Vlorës meritojnë sqarim për projektin Vlorë-Orikum.

“Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje. Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.

“Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim, marrëveshjen, me vendimin e bordit”, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit.

Në këtë mënyrë, marrëveshja e huasë ndërpritet që prej datës 29 dhjetor. Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër”, tha Meta.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button