Aktualitet

Mirela Kumbaro tallet me Zagoritët/Ura e Hoshtevës 3 vite e shembur,qeveria asnjë investim

Ura e Hoshtevës,njësia administrative Zagori në bashkinë Libohovë edhe pse ka 3 vite që është shembur për shkak të motit të keq ende nuk është kryer investim nga ana e Ministrisë së Kulturës duke e lënë këtë monument në gjendje skandaloze.Lidhur me këtë situatë në shkurt te vitit 2018 ministrja e atëhershme e kulturës Mirela Kumbaro aktualisht deputete e qarkut Gjirokastër premtoi në janar te vitit 2018 se do të restaurohej brenda vitit.Jo vetëm kaq, por Kumbaro tha në një intervistë se kjo urë nuk paraqiste rrezik për shembje.
“Nga krahasimi i raporteve konstatuese, gjendja e urës është e njëjtë.
Po kështu ju konfirmoj se, pas inspektimeve të fundit në dhjetor, pas përmbytjeve, dhe në ditët e para të janarit të inxhinierëve të DRKK (edhe me bashkëpunimin vullnetmirë të inxhiner Agron Doracit, një nga mjeshtrat e Monumenteve të Gjirokastër), përmbytjet e fundit nuk kanë shkaktuar dëmtim të posaçëm dhe nuk rrezikohet shëmbja e urës.
Ura e Hoshtevës është një ndër objektet që ne e kemi në monitorim që nga viti 2014. Kjo do të thotë që specialistët tanë, në përputhje me detyrat e Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Gjirokastër mbajnë në mbikqyrje të rregullt objektet që kanë në inventar dhe raportojnë rregullisht për çdo problematikë”, tha Kumbaro në një intervistë për Libohova Online, të publikuar më 8 janar 2018.

Por, duket se ura e Hoshtevës nuk e ka “pritur” ministren Kumbaro, kur t’i binte asaj ndër mend se duhet ndërhyrë për të mos lejuar shembjen e këtij monumenti culture.Dhe keto prmetime qe u dhane kane perfunduar si fasade elektorale.
Ura e Gurit në Hoshtevë,monument kulture I miratuar qe prej vitit 1979 lidhte 3 fshatra të njësise administrative Zagori,Hoshtevën,Zhejin dhe Lliarin.Banorët e ketyre zonave rurale janë lëne në mëshirë të fatit dhe presin premtimet elektorale të deputetëve të zonës në prag fushate.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button