Bota

Mister/Gjendet e vdekur me një qese në kokë,reagimi i miqëve:Autoritet po fshehin vrasësin e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 30-vjecare është gjendur e vdekur me pranga dhe një qese plastike në kokë.Miqtë e saj  dyshojnë për vrasje,  ata pretendojnë se policia vendase po fsheh dikë me rëndësi.

Kristina Novitskaya, një përkthyese 30-vjeçare është gjendur e vdekur me pranga dhe një qese plastike në kokë në shtëpinë e saj në Bodrum, Turqi. Sipas mediave, autoritet kanë deklaruar fillimisht për vetëvrasje, por miqtë e saj dyshojnë për vrasje,  ata pretendojnë se policia vendase po fsheh dikë me rëndësi.

Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten,”-ka thënë një mik i saj për rrjetin ukrainas Obozrevatel në Kiev.

Një mik i saj prej kohës studentore ka thënë se ajo ishte një njeri i dashur dhe i qetë nuk kishte arsye për të vrarë veten.

Ishte shumë e dashur, e sinqertë, një person që nuk hynte kurrë në konflikt dhe gjithmonë ndihmonte të tjerët. Ajo ishte shumë e fshehtë për jetën e saj private. Të gjithë ata që e njihnin Kristinën janë të shokuar.  Kristina kishte familjen dhe nënën e saj në Kiev. Nëse do të kishte probleme ajo kthehej në shtëpi. Unë nuk i besoj këto versione. Besoj se ata po mbulojnë faktet për llogari të dikujt të rëndësishëm”.

Në raportimet e para thuhet se ajo ishte bërë depresive prej mungesës së angazhimeve të punës nga pandemia, por shkaku i vërtetë i vdekjes ende nuk është zbuluar. Zbulimi u bë pasi familjarët dhe fqinjët e saj njoftuan policinë kur vajza nuk përgjigjej më në telefon. Trupi i saj ishte gjetur i ulur në një kolltuk në mes të dhomës. Vajza tragjike ishte e prangosur në duar, dhe me një qese plastike në kokë. Autoritetet thanë se dritaret e shtëpisë ishin të mbyllura dhe nuk kishte shenja përleshjeje. Ndërkohë, trupi i saj u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore për autopsinë pas zbulimit në fundjavë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button