Politike

Monika Kryemadhi: Nëse fitoj zgjedhjet nuk do marrë asnjë post, do të drejtoj të rinjtë dhe të rejat

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka habitur me përgjigjen e saj kur është pyetur se  çfarë posti do marrë kur të fitoj zgjedhjet.

Në një intervistë që ka dhënë, ajo ka thënë se nuk do të marrë postin e zv.kryeministres, duke shtuar se lumturia e saj më e madhe është të shohë 40 vajza e djem të LSI-së në parlament. Ajo thotë se nuk ka post më të madh se të jesh kryetare e LSI-së.

“Po pse për atë po luftoj unë, të bëhem zv.kryeministre? Boll më Kryemadhi. Lumturia ime më e madhe është kur të shoh 40 vajza dhe djem në parlamentin shqiptar. Post më të madh se të jesh kryetare e LSI-së nuk ka”, tha Kryemadhi

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button