Bota

Mori vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNTech, vdes infermierja portugeze, i ati i saj: Ajo nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se 41-vjeçarja Sonia Acevedo ka pësuar një vdekje të papritur.

PORTUGALI- Një infermiere portugeze ka humbur jetën dy ditë pasi u vaksinua me vaksinën anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se 41-vjeçarja Sonia Acevedo ka pësuar një vdekje të papritur. Ajo vdiq ditën e Vitet të Ri, ndërkohë që rezultatet e autopsisë për vdekjen e saj pritet që të dalin nesër.

Infermiarja ka punuar në Institutin Portugez të  Onkologjisë. Mjekët që u morën me rastin e saj kanë deklaruar se 41-vjeçarja nuk ka pasur asnjë efektanësor pas vaksinimit. Ndërsa babai i saj, Abilio Acevedo deklariu për mediat portugeze se Sonia ishte mirë dhe nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

“Ajo ishte mirë. Ajo nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor,” tha ai

Ky nuk është rasti i parë që një person humb jetën pasi ka bërë vaksinën anti-Covid. Gjithashtu ka pasur raste që edhe janë infektuar sërish me Covid pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button