Bota

Mori vaksinën kundër Covid, humb jetën e moshuara në Slloveni, nisin hetimet

Një grua e moshuar në Slloveni ka humbur jetën pasi mori vaksinën e koronavirusit nga kompanitë Pfizer dhe Biontek, por vdêkja e saj ndoshta nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinimin.

Rasti i vdêkjes së një gruaje që vuante nga sëmundje të tjera është raportuar në autoritetet shëndetësore, por tani për tani nuk ka të dhëna më konkrete, raporton Hina, sipas mediave sllovene.

Instituti Slloven i Shëndetit Publik njoftoi se deri më tani ka marrë vetëm një raport të efekteve anësore pas vaksinimit dhe një rast vdêkjeje që “përkon me vaksinimin”.

Sipas raportit, Instituti informoi Ministrinë e Shëndetësisë të Sllovenisë, e cila do të studiojë hollësisht rastin për të përcaktuar nëse ka “ndonjë lidhje” midis vaksinimit dhe vdêkjes.

Mediat sllovene deklarojnë se e moshuara vuante nga disa sëmundje dhe se nuk ka gjasa që vaksinimi të ketë lidhje me vdekjen. Deri më tani, dy vdekje janë raportuar në të gjithë botën në mesin e njerëzve që morën vaksinën Pfizer / Biontek. Të dy vdêkjet janë të lidhura me sëmundje të tjera, tha Roman Jerala i Institutit të Kimisë në Ljubljanë.

Ai deklaroi se asnjë nga ato dy raste nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me vetë vaksinimin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button