Politike

Mundësi koalicioni PS-LSI? Mehmetaj: Ne kemi firmosur një marrëveshje opozitare dhe kemi një kompromis

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka sqaruar edhe njëherë që LSI deri më tani e përjashton mundësinë e një koalicioni me PS.

Mehmetajt u shpreh se opozita ka firmosur një marrëveshje që në 2019 dhe se luftojnë së bashku për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Mehmetaj: Zonja Kryemadhi ka pasur një qëndrim të qartë për këtë gjë, madje në një intervistë para dy ditësh nga Bashkia e Fierit ka thënë që jemi në një pikë kompromisi me të gjitha partitë që janë sot në opozitë me të cilat do të futemi në një koalicion më 25 prill. Pra kemi një kompromis që është largimi i Edi Ramës. Në këtë aspekt jemi të vendosur, të qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë dallim apo pikëpyetje.

Është largimi i Edi Ramës apo i PS?

Mehmetaj: Mos u ngatërroni fare me këtë aspekt. LSI ka një marrëveshje të firmosur në vitin 2019 me PD dhe me të gjitha partitë që prej 2017 janë në opozitë me këtë sekt që quhet Rilindje dhe që kryesohet nga Edi Rama. Është një marrëveshje e firmosur dhe një frymë e cila po na fut si koalicion në zgjedhjet e 25 prillit që do të jetë fitues.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button