Aktualitet

Mungesa e kanaleve kulluese shkakton përmbytjen e tokave bujqësore në Dropull, bashkia nuk merr masa

Reshjet me intensitet të lartë të shiut por edhe prurjet e shumta të përroit të Skotinisë kanë sjellë probleme me tokat bujqësore në bashkinë e Dropullit. Qindra hektarë janë ende nën pushtetin e ujit. Pjesa më problematike deri më tani paraqitet në zonën e poshtme në Dervician. Jashtë kamerave banorët e zonës thonë se kjo situatë përsëritet çdo vit . Ata thonë gjithashtu se shkak për përmbytjen e tokave janë mungesa e kanaleve kulluese dhe sistemimi i tyre nga ana e pushtetit vendor që siç duket e ka gjetur ky dimër të papërgatitur. Gjatë ditës së djeshme probleme patën edhe rreth 30 shtëpi në të cilat uji vërshoi furishëm duke i përmbytur. Problem për këto të fundit është fakti që pronarët e tyre ndodhen në emigrim duke vështirsuar ndërhyrjen në to.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button