Aktualitet

Mungesa e shërbimeve publike dhe papunësia në fshatin Selo/ Banorët : Bashkia Dropull nuk ka bërë asnjë investim.

Fshati Selo në njësinë admnistrative Dropull i Sipërm vuan prej kohësh mungesën e investimeve nga ana e pushtetit vendor.
Disa nga problematikat më shqetësuese për banorët e zonës janë infrastruktura rrugore, uji i pijshëm e ndriçimi publik.
Gjithashtu papunësia , ku sipas banorëve vendet i zënë persona që kanë të ardhura , marrin pensione në Greqi teksa punojnë dhe në bashkinë e Dropullit.
Problem tjetër është dhe transporti publik i cili mungon duke i ” ngujuar” banorët në fshat.
Për mikrofonin e RTV Channel 7 banorët thonë se janë ankuar disa herë tek kryebashkiaku Dhimitër Toli apo deputetja Artemis Malo po nuk kanë gjetur zgjidhje për asnjë nga problemet e mësipërme. Asnjë investim nuk është bërë gjatë kësaj kohe ndërsa ata që e vuajnë janë veç banorët .
Në këtë fshat ka rreth 50 familje që kërkojnë me të drejtë investime konkrete për të shmangur problematikat e tilla dhe për t’iu mundësuar shërbimet për të cilat paguajnë taksa.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button