Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana zgjedh trajnerin e ri

Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Ish trajneri i Kukësit dhe Skëndërbeut ka gjetur akordin e presidentin Halili për të marrë drejtimin e bardhebluve.

Shehi pranon një “bast” të madhë në një moment delikat, ku largimi i Nevil Dedes u shoqërua me akuza të forta për ndërhyrje të presidëntit në formacion.

Shehi pritet të prezantohet të mërkurën me skuadrën për të nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës kundër Apolonisë në transfertë.

Tirana nuk dëshiron të heqë dorë nga titulli kampion pavarësisht se ndodhet 16 pikë larg kreut, një objektiv që nuk ndryshon as me Shehin në stol.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button