Bota

Mutacioni i ri i Covid-19 edhe në Zvicër/Ja sa persona zbulohen të infektuar

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore zvicerane kanë thënë se po monitorojnë nga afër situatën, ku janë shtuar përpjekjet e tyre për gjetjen e kontakteve për të mbajtur në kontroll përhapjen e llojit të variantit britanikë. 

ZVICËR-Mutacioni i ri i Covid-19 është zbuluar në Zvicër. Sipas mediave të huaj, rreth 28 persona kanë rezultuar pozitiv në shtatë kantone në Zvicër.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore zvicerane kanë thënë se po monitorojnë nga afër situatën, ku janë shtuar përpjekjet e tyre për gjetjen e kontakteve për të mbajtur në kontroll përhapjen e llojit të variantit britanikë.

“Është, shumë e mundshme që ka qarkullim të virusit në kantonet tonë. Për parandaluar shpërthimin e virusit brenda popullatës, autoritetet shëndetësore të Gjenevës po intensifikojnë dhe shtrijnë masat e karantinës,”-ka thënë Departamenti i Shëndetësisë i Gjenevës (DSES) në një njoftim për shtyp.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button