Bota

Mutacioni i ri i Covid-19 zbulohet dhe në Paris/Ja sa persona rezultojnë pozitiv

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Verana, i cili ka thënë se në vend janë raportuar 10 raste. Gjithashtu ai ka theksuar se vendi do të përshpejtojë procesin e vaksinimit. 

PARIS-Mutacioni i ri i Covid-19 është raportuar dhe në Francë. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Verana, i cili ka thënë se në vend janë raportuar 10 raste. Gjithashtu ai ka theksuar se vendi do të përshpejtojë procesin e vaksinimit.

“Në Francë janë konfirmuar rreth 10 raste të variantit të ri të koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Britani. Ne do të zgjerojmë, përshpejtojmë dhe thjeshtojmë strategjinë tonë të vaksinimit,”-ka thënë Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

Gjithashtu, menaxheri i përgjithshëm i sistemit spitalor të Parisit ka thënë se virusi është prezent dhe në vend.

“Ky variant i virusit është gjithashtu i pranishëm në Paris,”-ka thënë ai.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button