Aktualitet

Natën bënte hajdutin, ditën policin. Arrestohet efektivi i dyshuar për një seri vjedhjesh

Policia gjermane ka arrestuar një efektiv i cili dyshohet për një seri vjedhjesh.

Polici i arrestuar rreth 30-vjeç,  dyshohet se ka kryer disa krime në provincën e Bavarisë, së bashku me një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.

Ish-polici, dyshohet se ka vjedhur me forcë një telefon celular më 14 janar, e më pas e ka ofruar atë për shitje në internet me një çmim më të lirë sesa tregu.

Po atë mbrëmje, ata grabitën një makinë nga një person në Sëifurt.

Ditën pasuese, 30-vjeçari dhe miku i tij depërtuan në dritaren e një dyqani argjendarësh në Bamberg dhe grabitën bizhuteri me vlerë më shumë se 100 mijë euro.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button