Aktualitet

Ndahet nga jeta për shkak të Covid, Kujtim Prodani

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari i njohur Kujtim Prodani, i cili njoftoi pak ditë më parë se ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Nuk dihet nëse Prodani ka pasur sëmundje shoqëruese që të mund të kenë çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij, dhe në humbjen e jetës.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruante Prodani në postimin e tij të fundit ku tregonte ngjarjen e tij.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button