Aktualitet

Ndarja nga jeta e kolonelit Agim Sulaj, Meta: Një prej pedagogëve më të përgatitur për shumë breza ushtarakësh

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kolonelit Agim Sulaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

Postimi i Ilir Metës: 

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërme, kolegëve dhe nxënësve të tij! ”

Agim Sulaj,  pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura ndërroi jetë ditën e sotme, pas betejës së vështirë me COVID-19.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button