Politike

Në 85-vjetorin e lindjes/ Luan Rama poston foton: Dhimitër Anagnosti, fisniku i madh i filmit shqiptar

Sot, regjisori Dhimitër Anagnosti mbushi 85 vjeç, duke u dekoruar nga presidenti Meta me dekoratën “Gjergj Kastiroti Skënderbeu”.

Luan Rama ka postuar një foto me regjisorin e njohur, duke u shprehur se Anagnosti është fisniku më i madh i filmit shqiptar.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Luan Rama:

Në 85 – vjetorin e lindjes:

DHIMITËR ANAGNOSTI – FISNIKU

I MADH I FILMIT SHQIPTAR

Jeta dhe vepra e Dhimitër Anagnostit është një epope unike e talentit të madh dhe e punës gjithë pasion prej fisniku, shpirtërisht dedikuar popullit dhe ardheut, shërbimin ndaj të cilëve e ka dëshmuar me vepra të mëdha.

Ndaj, mirënjohja dhe respekti janë detyrimi ynë i përhershëm, si shenjë e vetëdijes qytetare për përmasën dhe vlerën e veprës së Anagnostit dhe brezit të tij të artistëve, që i dhanë Shqipërisë shpirtin e tyre.

“Nuk ka mbarim, nuk ka fillim. Ka vetëm një pasion të pafundmë për jetën,” ka thënë Felini i madh i kinemasë italiane dhe botërore, si për të na dhënë mundësinë që përmes kësaj shprehjeje, të kuptojmë më mirë edhe vlerën e veprës së Anagnostit tonë.

Gëzuar ditëlindjen artisti i madh i popullit dhe përjetësisht mirënjohje fisniku i madh i filmit shqiptar.

Të paçim jetëgjatë!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button