Aktualitet

Në ndjekje të vëllezërve hajdutë në Berat: njeri theu burgun për të vjedhur prapë

Dy vëllezër në Berat duket se e kanë në gjak mjeshtërinë e vjedhjes dhe asgjë nuk i ndal për ta përsosur më tej artin e rrezikshëm. As burgu.

Njeri 20 vjeç, R.L dhe tjetri 19 vjeç,E.L, u pikasën së fundmi nga Policia duke vjedhur zgara hekuri, mirëpo njeri u kap dhe tjetri arriti t’ia mbathë.

I kapuri ishte edhe më interesant për Policinë: doli se ai duhet të kishte qënë në arrest shtëpie, sipas vendimit të gjykatës për një vjedhje që kishte bërë ca kohë më parë, por kishte ikur.

Tjetri, që u zhduk nga sytë këmbët, kishte disa vjedhje të tjera në shpinë dhe u shpall në kërkim.

Gjurmët e “mjeshtrit” të dytë ishin gjetur në plaçkitjet e bëra nëpër dyqanet e fshatrave, që nga laptopët e deri tek sharrat e druve.

Si për shembull, në datën 3 janar 2021 në fshatin Moravë, kishte vjedhur në servisin e L.B, një televizor dhe një laptop.

Në datën 22 janar 2021 në fshatin Orizaj kishte hyrë në dyqanin e F.Rr dhe kishte zhvatur një televizor, një hard disk po dhe një sharrë dore.

Prapë dosja e tyre i shkoi prokurorisë së rrethit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button