Aktualitet

“Në Shqipëri do të të rrihja”/ Shpëtohet gruaja nga Policia, “ishi” 31-vjeçar i shkoi tek dera, qëlloi me shkelma por s’e hapi dot

31-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tashmë është vënë në prangat e policisë për dhunë në familje, pasi u kap në flagrancë në hyrje të banesës së saj.

TALI– Policia italiane ka shpëtuar nga dhuna një grua, e cila po kërcënohej nga ish-partneri i saj shqiptar. E reja mori në telefon efektivët pasi i riu shqiptar po përpiqej të hynte në banesën e saj duke goditur derën me shkelma teksa e kërcënonte. 

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tashmë është vënë në pranga e policisë për dhunë në familje, pasi u kap në flagrancë në hyrje të banesës së saj.

Teksa efektivët po shkonin në banesë dëgjuan shqiptarin që i thoshte nga jashtë derës: Nëse do ishim në Shqipëri, do të të rrihja pa ardhur Policia.

Policia vuri në pranga 31-vjçarin, ndërsa bashkëshortja e tij kur u pyet lidhur me ngjarjen tha se nuk e kishte denoncuar burrin pasi shpresonte që situata do të ndryshonte. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button