Politike

Nga 25 prilli nisim dhe e bëjmë projektin realitet! / Aldi Fusha: Ndryshimi nis nga rinia, ndaj të rinjtë dhe arsimimi i tyre janë prioritare për LSI

Të gjithë biem dakord që institucionet e arsimit të lartë nuk duhet të jenë thjesht sipërmarrje që printojnë diploma. Garantimi i punësimit pas diplomimit duhet të jetë në fokusin e autoriteteve kompetente që merren me politikat e arsimit në vend.

Fatkeqësisht deri tani, “call center”-at janë shndërruar në strehën kryesore të të diplomuarve, të cilët gjejnë vështirësi të gjejnë punë në specialitetin e tyre.

Dhe, kur nuk gjejnë punë as në “call center”-a, të rinjtë marrin valixhet dhe arratisen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund! LSI ka një program të qartë për t’i dhënë fund këtij kaosi në sistemin arsimor dhe tregut të punës në Shqipëri.

Përmes programit “Mëso dhe Fito”, LSI synon rritjen e numrin të shkollave profesionale, duke përmirësuar kurrikulën e tyre. Qëllimi është gërshetimi i arsimit profesional dhe dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit akademik, studentët edhe të mësojnë edhe të kenë mundësi zhvillimin e praktikave të punës.

Ndryshimi nis nga rinia, ndaj të rinjtë dhe arsimimi i tyre janë prioritare për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Që nga 25 prilli, nisim dhe e bëjmë projektin realitet!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button