Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren me probleme mendore

VOLOS

Një shqiptar, 30 vjeç u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare, me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe pas kësaj janë takuar.

Prindërit e viktimës, pasi dëgjuan dëshminë e 15-vjeçares, depozituan një padi në polici duke pretenduar se, shqiptari kishte përfituar nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar më pas seksualisht me të.

Pas kësaj 30-vjeçari u arrestua. Por gjatë marrjes në pyetje, shkruajnë mediat greke, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, kurse ka thënë se vetëm e ka puthur atë.

Mirëpo, ka dyshime se deklarata është e rremë. Shqiptari nën akuzë mund të dënohet së paku 10 vjet heqje lirie.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button