Aktualitet

Nisen drejt Turqisë dy të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit janë nisur për trajtim në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Zemaj bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se dy të tjerë janë në pritje të nisjes.

Lexoni të plotë statusin:

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes.

E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button