Uncategorized

Nisma për të rrëzuar fitoren e Biden, zv/Presidenti Pence i bashkohet grupit të senatorëve republikanë

SHBA- Zvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence i është bashkuar nismës së hapur nga një grup senatorësh republikanë për të rrëzuar fitoren e Joe Biden. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Pence i ka quajtur pretëndimet e vjedhjes së votave si të vërteta dhe shumë shqetësuese si rast. Ndërsa shefi i stafit të Pence, marc Short ka thënë se, ai i ka mirëpritur përpjekjet e senatorëve për kundërshtuar vendosjen në Shtëpinë e Bardhë të Biden.

“Z.Pence mirëpret përpjekjet e anëtarëve të Dhomës dhe Senatit për të përdorur autoritetin që ata kanë në bazë të ligjit për të ngritur kundërshtime dhe për të sjellë prova përpara Kongresit dhe popullit amerikan”, tha ai.Qëndrimi i Pence në lidhje me këtë çështje ka një rëndësi të madhe pasi ai është mbikëqyrësi i seancës së Senatit në 6 janar ku do të bëhet edhe shpallja e Biden si fitues i zgjedhjeve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button