Bota

Një në 55 persona u infektuan me Covid javën e kaluar në Angli

Më shumë se një milion njerëz në Angli kishin Covid-19 javën e kaluar, sipas të dhënave të fundit.

Bazuar në këto, një në 55 njerëz u infektuan me  virusin midis 10 dhe 16 janarit, sipas vlerësimeve të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Kjo barazohet me 1.02 milion njerëz ose 1.88% e popullsisë. ONS komentoi se “përqindja e njerëzve që rezultuan pozitivë për koronavirusin ishte e lartë” por u ul pak.

Në nivelin rajonal, Londra kishte shkallën më të lartë të infeksionit në javën që mbaron me 16 janar, me 1 në 35 persona që vlerësohet të ketë Covid-19 – 2.89% e popullsisë së kryeqytetit

ONS vlerëson se rreth një në 40 njerëz në veri-lindje të Anglisë kishin Covid-19 gjatë kësaj periudhe, me një në 50 në veri-perëndim të Anglisë dhe West Midlands.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button