Argetim

Një serial mbi pandeminë pritet të vijë së shpejti

Një serial mbi pandeminë e koronavirusit pritet të vijë së shpejti. “This sceptred isle”, një dramë me pesë pjesë që do të transmetohet në Sky “do të përshkruajë ngjarjet përreth kryeministrit të Britanisë, qeverisë dhe vendit përballë valës së parë të pandemisë globale”.

Sipas “Deadline”, drama do të përqendrohet në “përpjekjet e shkencëtarëve, infermierëve dhe mjekëve ndaj virusit. Xhirimet do të fillojnë në fillim të vitit 2021 dhe pritet të shfaqen premierë në vjeshtë të vitit 2022.

Do të bazohet në dëshminë e njerëzve të parë të prekur nga koronavirusi duke përfshirë ata nga Departamenti i Shëndetësisë, Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE), spitalet dhe shtëpitë e kujdesit në të gjithë vendin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button