Aktualitet

NUK DIHET KU JANË!/ ‘Mami do iki nga shoqja’, zhduken dy adoleshentet nga Tirana, marrin me vete kartat e identitetit, para dhe telefonat

Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana janë zhdukur pa gjurmë. Burime për Channel 7 bëjnë me dije se dy vajzat adoleshente janë larguar nga banesa e tyre, mëngjesin e 1 janarit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vajzat me iniciale M.H dhe K.A., kanë marrë me vete kartat e identitetit, telefonat dhe para për t’u zhdukur pa lënë gjurmë.
Gjithë çka dihet prej tyre është se njëra prej vajzave u ka thënë prindërve më 1 janar se do ikë tek shoqja, por më pas janë zhdukur të dyja. Prindërit kanë tentuar që të komunikojnë me to, por ka qënë e pamundur pasi telefonat kanë qënë të fikur. Por pasi të miturat nuk janë kthyer në banesë në mbrëmje, prindërit kanë vënë alarmin, duke shkuar në Polici për t’i kërkuar.
Efektivët kanë marrë të dhënat e tyre dhe kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e tyre, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me to. Nuk dihet nëse vajzat kanë arritur që të dalin nga Shqipëria, gjë që do të verifikohet me anë të sistemit TIMS.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button