Bota

Nuk duan t’ia dinë për Covidin, australianët dynden në plazhe dhe festojnë si të çmendur

Dita e Australisë është festuar krejt ndryshe kësaj here, ku pavarësisht masave kufizuese mijëra australianë mbushën plazhet për të festuar ditën e tyre kombëtare.

Shumë u dyndën në plazhet më të njohura si Bondi Beach dhe Gold Coast. Dhe në shumë vende policia u detyrua të ndërhyjë për të anuluar shumë festa në breg të detit. Por shumë të tjerë vendosën të festojnë ndryshe: duke protestuar.

26 janari shënon mbërritjen e britanikëve në kontinent në vitin 1788, një ngjarje që shumë aborigjenë, apo banorët autoktonë të Australisë e cilësojnë si “dita e pushtimit”.

Këngët e “Black Lives Matter ” u dëgjuan gjatë tubimeve në të gjithë vendin.

Pesë persona u arrestuan të martën në protesta kryesisht paqësore. Për të tjerët, kjo ditë ishte thjesht një arsye për të festuar dhe për të veshur bikini në temperaturat e nxehta të vendit.

Rreth 2,000-3,000 njerëz u mblodhën në Sidney. Policia arrestoi disa persona për shkelje të rregullave të sjelljes publike dhe përplasje me policinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button