Sport

Nuk ka hapësira te City, Tare bën ofertën e parë për anësorin

Lazio është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pozicion ku ende mungon një lojtar i shpejtë dhe modern. Tare po shikon të në të gjitha anët, por duket se sytë e tij ”kanë ngecur” në Manchester.

Mësohet se Oleksandr Zinchenko është dëshira e vlonjatit. Mbrojtësi ukrainas ka dalë jashtë planeve të Guardiolës te Manchester City dhe po diskuton seriozisht largimin nga “The Cityzens”.

Duke parë situatën e tij, mësohet se Lazio ka bërë ofertën e parë drejt anglezëve. Lotito ka propozuar formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për shifrën e 20 milionë eurove.

Mbetet të shihet përgjigja e Guardiolës, që e ka aktivizuar në vetëm 7 ndeshje ukrainasin, kjo ndikuar edhe prej problemeve fizike të 24-vjeçarit, i cili me kalimin te Lazio do kishte mundësinë të luante rregullisht dhe të rikthehej në formë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button