Sport

“Nuk kemi nevojë për të”, Mourinho i mbyll derën sulmuesit të Anglisë

Wycombe është rivali i radhës i Tottenham në FA Cup, kundërshtar që nuk pritet t’i hapë probleme ekipit të Jose Mourinhos për t’u kualifikuar në raundin e 1/8 të turnet. Prej ditësh po flitet për një interesim të Spurs për Danny Ings.

Sulmuesi anglez është pjesë e Southampton, teksa numëron 3 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Anglisë. Në konferencën për shtypin, “Special One” ka mohuar faktin që klubi londinez po tenton të sigurojë shërbimet e 28-vjeçarit.

Nuk jemi një skuadër që kemi nevojë për një sulmues të tretë. Refuzoj të flas për Ings, pasi ai është një futbollist i Southampton. E respektoj këtë fakt dhe nuk mund të shprehem“, deklaroi trajneri i Tottenham.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button