Argetim

Nuk ndalet Shqipja/ Akuzon Tean se është lidhur me Beartin, publikon dhe foto

Ndonëse tha se e ka mbyllur kapitullin me ”Përputhen”, Shqipja nuk ndalet dhe sërish ka marrë vëmendjen.Tea është shenjestra e Shqipes, e cila shprehet se konkurrentja dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi;” Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën?Dhe ti e di shumë mirë për cfarë dhe kë bëhet fjalë.”

Në postimin e rradhës, Shqipja tregon se bluza është e Beartit dhe shkruan se ata janë çift.

”Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruan Shqipja duke paralajmëruar se do nxjerrë edhe materiale të tjera.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button