Bota

Numri i lartë i infektimeve/ Belgjika merr masa të rrepta, anulohen fluturimet deri në 1 mars, kryeministri: Udhëtimet do të mbahen vetëm për raste urgjente

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews  ku shkruan se kjo është një përpjekje për të ulur rastet e shumta të infektimeve si edhe për të mos marrë variantet e tjera të virusit.

Udhëtimet në Belgjikë do të ndalohen deri në 1 mars, ndërsa të vetmit që do të leohen të udhëtojnë janë personat që kanë punë të rëndësishme ose urgjente. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në Belgjikë duhet të karantinohen  ëpr 19 ditë në mënyrë që të mos përhapin mutacionet e Covid.

Kryeministri belg, Alexander De Cro tha se do tw “ndwrtohet njw mur” rreth Belgikws pwr tw mos pwrhapur virusin.

“Ne do të ndërtojmë një mur rreth Belgjikës, mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye thelbësore. Situata është stabilizuar në javët e fundit, rreth 2,000 raste në ditë, por rreziku nuk është zhdukur,” tha De Cro.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Belgjikë janë regjistruar 689,271 persona me Covid, ndërsa 20,675 të tjerë kanë humbur jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button