Sport

Objektivi i madh i Bayernit, gati oferta e çmendur për yllin e Barcelonës

Bayern Munchen i është rikthyer ditëve të lavdishme dhe sot për sot është një nga ekipet më të frikshme në planet. Ulja e Hans-Dieter Flick në stolin e ekipit bavarez nëntorin e vitit 2019, solli “ringjalljen” e rekordmenëve gjermanë.

Prej atij momenti, Bayerni u rikthye të luajë një futboll shumë të bukur. Ekipi fitoi 5 trofe vitin e kaluar, praktikisht gjithçka. Drejtuesit po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë piketuar një përforcim për në verë.

Bild raporton se i preferuari i Bayern Munchen është Frenkie De Jong. Barcelona pagoi 86 milion euro tek Ajax korrikun e vitit 2019 për mesfushorin holandez. Drejtuesit e Bayern nuk duan të nxitohen dhe po përgatisin një ofertë tunduese për 23-vjeçarin dhe ekipin spanjoll.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button