Bota

Oganizuan festimeve kundër protokolleve shëndetësore, policia u “mësyn” shtëpinë

Policia kanadeze ka vendosur dy persona në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke organizuar një festë në natën e ndërrimit të viteve.

Ngjarja është regjistruar në Quebec, ku dy të arrestuarit kanë shkelur, sipas BBC, protokollet e pandemisë në vend, që ndalojnë grumbullimin e shumë qytetarëve.

Të dy të arrestuarit kanë refuzuar të flasin me oficerët dhe të identifikohen, ndërkohë që janë prangosur pas sulmit që i kanë bërë efektivëve.

Policia u paraqit në festën e organizuar në një shtëpi në Gatineau, pas ankesave se aty kishte një organizim. Ishin dy gra që hapën derën.

Sipas kufizimeve aktuale pandemike, në Quebec vetëm një njeri që jeton vetëm mund të bashkohet me një familje tjetër apo ti ftojë ata për pushime në shtëpinë e tij.

Më shtëpi mësohet se të pranishëm ishin 6 të rritur dhe një fëmijë. Të rriturit janë gjobitur me 1000 dollarë masë administrative dhe me nga 546 dollarë të tjera për shkeljen e shëndetit publik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button