Aktualitet

Operacioni antidrogë gjatë Vitit të Ri! Sekuestrohen në Selanik 252 kg marijuanë.

Operacioni antidrogë i zhvilluar në Selanik ka sekuestruar 252 kilogramë marijuanë. Në bashkëpunim me rojën bregdetare, operacioni antidrogë i cili u përqëndrua në zonën e Neoxorudha u zbuluan 21 pako me 17 kg marijuanë.

Në një magazinë të marrë me qira nga një 34-vjeçar, të dhëna më tepër për të cilin nuk bëhen të ditura, u gjetën dhe sekuestruan lëndët narkotike.

Në operacion mori pjesë edhe qeni i policisë “Bomber”. Më pas kontrolli vijoji dhe në një magazinë në Menemeni, ku u gjetën dhe sekuestruan 235 kg marijuanë të tjera.

Lëndë të tjera narkotike do të zbulohen në orët në vijim pasi operacioni ende vijon.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button