Sport

Pa trajner dhe pa ide, Tirana rrëzohet ndaj Laçit, vendos goli i Mazrekaj-t

Laçi ishte më mirë psikologjikisht se bardheblutë dhe falë një Mazrekaj në superformë që gjeti atë gol fantastik në minutën e 72-të, arriti të merrte tre pikë të arta që e ngjitën në kuotën e 24 pikëve.

TIRANË-Si të mos mjaftonte largimi i trajnerit Nevil Dede pak minuta para sfidës me Laçin, Tirana merr një tjetër goditje që e nxjerr jashtë objektivit për titullin kampion. Në këtë takim, bardheblutë u drejtuan nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.Pjesa e parë në përgjithësi foli më shumë për Tiranën por edhe Laçi pati dy mundësi të mira me Mustën dhe Deliun.

Në pjesën e dytë Tirana ndjeu lodhjen dhe i lejoi më shumë terren skuadrës së Duros. Laçi ishte më mirë psikologjikisht se bardheblutë dhe falë një Mazrekaj në superformë që gjeti atë gol fantastik në minutën e 72-të, arriti të merrte tre pikë të arta që e ngjitën në kuotën e 24 pikëve në vendin e 4-t të renditjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button