Aktualitet

Aksident në aksin Memaliaj-Tepelenë/Pamje të frikshme, automjeti përfundon i shkatërruar dhe i shtypur, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjenvë për në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara një prej mjeteve pas përplasjes ka pësuar dëme të jashtëzakonshme, dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, ndërkohë që Policia është duke hetuar për shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje të rëndë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button