Bota

Pamje të frikshme/ Një grup hajdutësh rrethojnë të riun, e rrahin, e tërheqin zvarrë dhe i marrin motorin

Pamjet që do të shihni në videon e mëposhtme vijnë nga qyteti problematik italian, Napoli, aty ku një grup të rinjsh kanë dhunuar një shtetas me qëllim që ti merrnin motorin me të cilin ai po lëvizte.

Siç shihet edhe nga pamjet në video, ata fillimisht e rrethojnë të riun, ushtrojnë dhunë ndaj tij dhe më pas arrijnë qëllimin për të cilin ishin nisur që në fillim.

Pavarësisht tentativave të pronarit të mjetit për tu larguar, grupi i të rinjve, të maskuar, arritën të vidhnin motorin dhe të largoheshin nga aty.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button