Aktualitet

Pandemia Covid-19/Dita e ujit të bekuar festohet ndryshe në Gjirokastër,besimtarët përcjellin urimet

Data 6 janar si çdo vit përkujton pagëzimin e Krishtit dhe me këtë rast kryhet rituali i hedhjes së kryqit nga përfaqësuesit e Katedrales Ortodokse në Gjirokastër për besimtarët e krishterë. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ditën e sotme ky event është zhvilluar në ambjentet e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse një ditë me shi besmitarët kanë qënë të shumtë që kanë qënë të pranishëm në këtë rit të përvitshëm fetar. Në përfundim të meshës besimtarët kanë mbushur ujin e bekuar që ishte në ambjentet e katedrales. Ata kanë uruar gjithë besimtarët dhe njerzit për këtë festë.

Përfaqësues të katedrales kanë dhënë urimet e tyre për besimtarët kudo që ndodhen.

Dita e ujit të bekuar që përfaqëson pagëzimit e Krishtit festohet në mbarë botën nga besimtarët e krishterë,kjo ditë është festuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button