Aktualitet

Pandemia Covid 19 zhyt në varfëri banorët e Libohovës.

Pandemia e Covid-19 e goditi fort ekonominë në vendin tonë .
Kjo situatë i ka varfëruar edhe më shumë banorët e bashkisë Libohovë .
Duke qenë një vend i vogël mundësitë janë të pakta kjo duket qartazi edhe sheshin e boshatisur nga njerëzit .
Bizneset e zonës vuajnë mungesën e klientëve ndërsa vetë banorët thonë se është vështirësuar jetesa.
Sipas tyre qeveria si dhe bashkia e Libohovës duhet ta kishte menaxhuar këtë situatë duke i dhënë njerëzve më shumë ndihmë financiare, gjë e cila mungoi.
Nga ana tjetër për vaksinën e ardhur në Shqipëri, ata thonë se nuk kanë besim dhe se nuk do e bëjnë. Me një gjendje të tillë që po i zhyt në varfëri , e ndërsa pandemisë nuk i dihet fundi , atyre u ka mbetur vetëm të presin në heshtje

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button